Në mbyllje të emisionit të sotëm të “Opinion”, lideri historik i demokratëve Sali Berisha ka deklaruar se politikisht ndihet 33 vjeç, bashkë me themelues të tjerë të partisë.


Ai theksoi se procesi gjyqësor ndaj tij, e motivon akoma më shumë në karrierën si politikan.

-Keni 33 vjet karrierë aktive. President, kryeministër, deputeti më jetëgjatë i parlamentit, si ndiheni tani që në këtë moment mund të privoheni nga kjo duke u mbyllur në arrest shtëpie?

Sali Berisha: Absolutisht ndihem më i motivuar se kurrë!

-Ç’do me thënë kjo?

Sali Berisha: Sa i përket asaj karrierës e thashë unë, kur kremtuam 33-vjetorin, ndihemi 33 vjeç! Ne themeluesit e saj, nuk kemi moshë tjetër politike. Mosha jonë politike është 33 vjeçare.

-Po PS-ja sa duhet të ndihet?

Sali Berisha: Kurse, akti që ndërmirret kundër meje, i bindur të jesh ti veçse më motivon shumë më tepër./tvklan.al