Kërkuesit kanë krijuar një robot të vogël me flatra që mund të ndihmojë në polenizimin e të mbjellave.

Me rënien e popullatës së bletëve, shkencëtarët finlandezë shpikën një alternativë artificiale. Robotët e vegjël sa një mizë aktivizohen dhe funksionojnë me anë të një burimi drite apo lazer. Falë strukturës së tyre thuajse pa peshë sepse kanë përmasa gati 5 milimetra, mund të fluturojnë pa problem.

Kjo do të ketë  një ndikim të madh në agrikulturën globale për shkak të uljes së numrit të polenizuesve natyralë prej ngrohjes globale që është bërë një kërcënim serioz për biodiversitetin dhe prodhimin e ushqimit”, tha kërkuesi Hao Zheng.

Shkencëtarët shpresojnë që robotët e vegjël fluturues një ditë të transportojnë farat e të mbjellave në zonat ku nevojitet./tvklan.al