“Më ka ofenduar vajzën minorene”, Albin Kurti i përgjigjet Vuçiçit

“Më ka ofenduar vajzën minorene”, Albin Kurti i përgjigjet Vuçiçit

22:56 09/10/2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë të dielën, tha se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është në siklet me ardhjen e tij në krye të qeverisë.

Kurti po ashtu iu përgjigj edhe akuzave të Vuçiç, se lideri i LVV i ka ofenduar edhe vajzën minorene.

Blendi Fevziu:  Vuçiç, në një intervistë për Tv Klan, që do të transmetohet nesër, thotë se “nëse do të jetë më e vështirë apo jo, nuk e di, por për mua është më e vështirë që nuk kemi një zgjidhje kompromisi. Dhe unë flas për gjëra serioze, jo për gjëra personale, siç është ajo që Albin Kurti ka ofenduar bijën time minorene, duke e përfshirë në procese politike. Sepse njerëzit e ndershëm nuk e bëjnë këtë, por ta lëmë anash”.

Albin Kurti: Ta lëmë anash, por e përmend.

Blendi Fevziu: Vuçiç thotë “sa i përket Beogradit dhe Prishtinës, unë mund të them se nëse nuk dëshironi kompromis, nuk ka problem njerëz, vetëm na njoftoni dhe më thoni që nuk duam kompromis, dhe ne do të jemi në rregull. Do të vazhdojmë kështu të jetojmë, ne pak më mirë, se ju dhe me një autoritet më të madh në bashkësinë ndërkombëtare, që më vjen keq, por kjo është zgjidhja juaj me sa duket”. Pra ai thotë, nëse s’doni, mund të vazhdojmë secili, që do të thotë, stanjacion ose status-quo.

Albin Kurti: Ai ka një siklet të madh sepse me ardhjen time kryeministër ai zbulohet në të vërtetën e tij origjinale. Që është që kur unë fillova në politikë si udhëheqës studentor, ai ishte ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit.

Blendi Fevziu: Jeni takuar me të?

Albin Kurti: Jo nuk e kam takuar, nuk e kam takuar kurrë. Por unë bëja protesta në Universitetin e Prishtinës, ai jepte intervista në Hotelin Grand, ku ndodheshin Tigrat e Arkanit. Pra ai e kupton shumë thellë çka do të thotë ardhaj e LVV në qeveri dhe e imja si kryeministër. Prandaj është ky siklet.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, ia keni përmendur vajzën?

Albin Kurti: Kur ka ardhur në Kosovë në Shtator, as që kam ditur që ka vajzë ky e që ka djalë Thaçi, skam ditë gjë. Unë kam thënë në parim që këta të dy, aq shumë janë afruar e duan të bëjnë marrëveshje si monarkë mesjetarë, vetëm ju ka ngelur edhe të bëjnë krushqi e t’i martojnë fëmijët e tyre. Idenë nuk ia kam pasur çfarë kanë këta.

/tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori