Policia e Beratit ka vënë në pranga një 21-vjeçar, të cilit i është gjetur një armë zjarri dhe municione të shumta. Policia sqaron se të riut, i identifikuar si Alket Hima, i është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë.

Operacioni për arrestimin e tij është bërë pas informacioneve se Hima mbante në banesë armën e zjarrit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Tapi në Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armën dhe fishekët.

I  riu akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./tvklan.al