Artistja e fundit që mbyll javën e katërt të festivalit “Kënga Magjike” është Era Rusi.
Era ka përfunduar studimet për kanto jashtë vendit, diplomuar edhe në degën e Gazetarisë në Shqipëri. Ka perfaqesuar vendin në shumë kompeticione ndërkombëtare duke fituar disa çmime. Fituese e Festivalit Europian të Fëmijëve në vitin `97. Në Pop & Rock Festival në Athinë në vitin 2007 Era fiton çmimin e parë. Ne festivalin Kënga Magjike, merr pjesë 8 herë, duke rrëmbyer çmime prestigjioze.
Ardit Gjebrea: Arti mbeti pezull për gjithë këtë periudhë pandemie. Asgjë nuk është si më parë, çfarë të bëri të kuptosh kjo periudhë e zgjatur e pazakontë?
Era Rusi: Rëndësinë e familjes dhe sa shumë më kishin munguar.
Ardit Gjebrea: Ndenje me ta gjatë?
Era Rusi: Shumë, gjatë gjithë pandemisë dhe vazhdojmë rrimë bashkë. Kam filluar të kuptoj që duhet të kisha ndenjur edhe më përpara. Kështu që po shfrytëzoj kohën e humbur.
Fansat e Era Rusit nuk mund të mungonin në pyetjet e publikut të “Kënga Magjike”. Ata i kanë bërë një pyetje këngëtares për jetën e saj private:
Në marrëdhënien në çift je posesive, ka ndryshuar gjë kohët e fundit? Me kë je tani?
Era Rusi: Nuk ka ndryshuar asgjë, sepse pandemia nuk na ka lejuar të afrohemi.
Ardit Gjebrea: Nuk e kam dëgjuar që je posesive, pse kështu ke thënë?
Era Rusi: Nuk jam posesive, thjesht i dua gjërat e mia për veten time. Po e mbaj për vete edhe këtë pjesë të karakterit. Nuk shqetësoj të tjerët.
Ardit Gjebrea: Sa i përket këngës “Më zëvendësove” çfarë është?
Era Rusi: “Më zëvendësove” është një vajzë, një grua, mund të jetë çdokush nga ne. Është një përjetim…
Ardit Gjebrea: E dëgjojmë më mirë përmes këngës… /tvklan.al