I ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte këngëtari i njohur Mozzik.

Kjo ishte një nga intervistat e rralla të tij në media, pasi siç tregon edhe ai nuk janë ato në fokus për momentin. Periudhën e karantinës po e kalon me familjen e tij në mal në bjeshkët e Kosovës. Nga dita e parë e karantinës deri në përfundim të saj këngëtari nuk do të kthehet në studio për të krijuar këngë të reja.

Mozzik tregon se fama i ka pëlqyer në fillimet e tij, në moshën 20 vjeçare i dukej e pabesueshme ajo që ndodhte, ndërsa tani është krejt normale për të.

“Unë bëj muzikë për shijen time, bëj atë që dua unë… Nëna është personi më i shenjtë në jetën time, një këngë është më e pakta që mund të bëja”, tregon këngëtari.

Mozzik është baba i një vajze një vjeç e gjysmë me emrin Hana, të cilën e ka larg, por komunikojnë çdo ditë përmes telefonit.

Kënga e fundit e publikuar nga ai më 14 Shkurt në gjuhën gjermane ishte “Auf Wiedersehen” ose “Lamtumirë” në shqip.

Rudina Magjistari: Pse zgjodhe 14 Shkurtin për të publikuar këtë këngë?

Mozzik: Nuk është se e kisha planifikuar apo ka ndonjë lidhje me datën, por dua që çdo këngë të publikohet në një datë që e mbaj mend. Është një këngë dashurie për të gjithë ata që vazhdojnë të jenë “single”.

Pyetjes së moderatores nëse ai është apo jo në një lidhje Mozzik iu përgjigj se edhe për të paktën dy vitet e ardhshme do të fokusohet në muzikë edhe do të jetë “single”. /tvklan.al