Emisioni i sotëm i “Zonë e Lirë” u përfshi nga një debat i ashpër mes Julian Zylës dhe Arian Curit. Debati, i cili degjeneroi deri në ofendime nisi mes ironish mes dy të ftuarve këtë të premte.

Zyla tha se duhet t’i kërkonte ndjesë Curit se nuk e ka mbajtur mend. Por analisti Curi iu kundërpërgjigj duke i thënë se Zyla i ka shkuar në shtëpi me skuter për t’i shitur sallata.

Nga këtu debati degjeneroi, me Zylën që vuri në dyshim orientimin seksual të Curit, ndërsa ky i fundit tha për Zylajn se është mashkull impotent.

Julian Zyla: Unë biles i duhem një ndjesë publike sepse herën e dytë që e kam takuar Curin nuk e mbajta mend. Herën e dytë më foli, më përshëndeti dhe unë pyeta Ervis Iljazin i thashë s’po më kujtohet. Është Arjani tha ka qenë te zyra ime tha, ke bërë një herë muhabet. Unë jetoja në Amerikë, vija lart e poshtë dhe herën e dytë nuk e mbajta mend. Ishte hera e fundit se pastaj kur e takova përsëri pastaj e mbaja mend kush ishte.

Arjan Curi: Kjo me skuter ishte perlë, me një nga këto motorat që shpërndajnë pica, gjëra edhe unë pashë në internet, Ervisi ma tha madje, ndihmoje içik Julianin më tha se ka hapur një kështu që shpërndan sallata bio.

Julian Zyla:Jo me skuter…

Arjan Curi: Prit ta them unë historinë. Sallata bio marule, sallatë ruse, sallatë kineze, një kompani e suksesshme e Julianit në fushën e sallatës. Falimentoi. A është gënjeshtër kjo apo jo? Shpërndarës sallatash i jashtëzakonshëm. Më erdhi me skuter mo.

Julian Zyla:Unë kam studiuar në Romë. Kam punuar 3 punë. Nëse mendon se Curi më komplekson mua…

Arjan Curi: Unë po te them çfarë punësh ke bërë këtu. Një nga këto është shpërndarës sallatash me skuter. Meqë më kërkoi Curi tha unë po vete vetë. Isha ca kohë i shëndoshur unë. Merrja porosisja sallata përditë. Do ishe më i suksesshëm tek picat. Ma ka sjellë sallatën në shtëpi mo vlla, dopio. Është gënjeshtër që ke pasur kompani sallatash bio?

Julian Zyla:Unë nëse kam një ide biznesi nesër e hap prapë.

Arjan Curi: Më ke ardhur në shtëpi me motor më ke sjellë sallatë.

Julian Zyla: Këtu po gënjen, aq më tepër ty që nuk ka shans fare.

Arjan Curi: Atëherë ishe me skafandër. Madje ke kërkuar dhe ujë se ishte vapë./tvklan.al