Policia italiane ka arrestuar të premten një 29-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se trafikante kokainë. Mediat në vend bëjnë me dije se 29-vjeçari arrestuar në flagrancë në tentativë për të shitur drogën.

I riu ra rastësisht në pranga, pasi policia kishte nisur disa kontrolle rutinë në vende publike dhe hasën në veprime të dyshimta të tij.

Shqiptari ishte së bashku me disa persona të tjerë dhe sapo kishin vënë re se Policia kishte parë lëvizjet e tyre kishin tentuar të largoheshin. Ata edhe pse tentuan që të largoheshin, u ndaluan nga Policia dhe iu nënshtruan një kontrolli të rreptë.

29-vjeçarit iu gjetën 6 doza substancë narkotike të llojit të kokainës, të cilët i kishte gati për shitje. Tashmë i riu ndodhet në masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe pret vendimin e mëtejshëm të gjykatës./tvklan.al