Mbrëmë ishte festa e Halloween-it dhe rrugët e kryeqytetit u mbushën me të rinj e të reja, që kishin dalë për të festuar.

Kostumet dhe maskat ishin nga më të ndryshmet e po kështu shprehjet e të rinjve, mbi personazhin, që kishin menduar t’i shëmbëllenin.

“Mami nuk më shihte dot me sy. Më tha aman ik nga shtëpia o bir se do të më ngelësh në mendje edhe hajde i larë se na tmerrove”, tha një i ri./tvklan.al