Koncertet në Tiranë të Enrique Iglesias, Ricky Martin dhe Placido Domingo do të kenë një risi që nuk ka ndodhur kurrë më parë me ta. Iva Tiço ndan në “Rudina” në Tv Klan lajmin se prej ditës së mërkurë vendoset në dispozicion një çmim më ekonomik bilete kështu që ndjekja e të paktën njërit prej koncerteve të jetë e mundur për çdokënd. Eventet do të organizohen nën masa të jashtëzakonshme sigurie brenda dhe jashtë perimetrit të sheshit “Skënderbej”.
Iva Tiço: Deri tani kemi pasur për 4 zona, por është marrë vendimi që sot do të hapet shitja edhe për një zonë të pestë që po mendohet të jetë me çmime më ekonomike. Dhe kjo është me një çmim të paimagjinueshëm që këngëtarët nuk e kanë pasur në asnjë koncert të tyrin, vetëm 28 Euro. Sipas zonave, është i ndarë në sheshin “Skënderbej” sipas zonave.
Të gjitha zonat kanë shërbime, kanë pika për të blerë ujë, ushqim. Dua të them për masat e sigurisë që janë të jashtëzakonshme si në asnjë organizim dhe koncert tjetër. Do ketë jo vetëm ambulanca afër sheshit “Skënderbej”, por është menduar, do ngrihet edhe një spital i vogël fushor për raste emergjente./tvklan.al