Me lot në sy, nusja ka një mesazh për vjehrrën e saj


Me lot në sy, nusja ka një mesazh për vjehrrën e saj

21:11 19/04/2020

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli rastin e Meritës, e cila momentalisht ndodhet në Australi për shkak të izolimit. Ajo kishte shkuar për t’i bërë një surprizë motrës së saj për ditëlindje, por nuk e kishte menduar se do qëndronte kaq gjatë.

Merita në Shqipëri ka lënë familjen e saj, 3 fëmijët dhe bashkëshortin, por gjithashtu edhe vjehrrën, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të veçantë.

Vjehrra e saj feston ditëlindjen dhe në pamundësi për të qenë pranë saj, ajo kontaktoi emisionin për t’i bërë asaj një surprizë.  

Merita: Nënë e di se dhurata për ditëlindjen tënde, më e bukura për ty dhe për mua, do ishte që unë të isha aty me ty, pranë jush, pranë fëmijëve, por në pamundësi të kësaj kam bërë të mundur këtë video urimi, mesazh për ty. Gëzuar, gëzuar nga zemra këtë 65-vjetor të lindjes tënde. Të dua shumë, të përqafoj me mall. Je vjehrra më e mirë në botë. Të falenderoj nga zemra për çdo gjë që ti bën për mua, për fëmijët dhe për gjithë familjen tonë. Të përqafoj dhe mirë u gjetsha të gjithëve kurrë të vij.

Liza: Faleminderit moj Meritë, faleminderit, je nusja më e mirë në botë dhe ti për mua. Shumë faleminderit, ishalla vjen sa më shpejt këtu pranë nesh, se na mungon shumë dihet ajo punë. Por kështu erdhën këto gjëra, çfarë të bëjmë.

Ardit Gjebrea: Ishte urimi i Meritës!

Liza: Shumë i mirë!

Ardit Gjebrea: E vuan shumë që nuk është këtu me ju, pranë teje, pranë fëmijëve, pranë bashkëshortit. Por do vijë një moment që do mbarojë kjo histori, do jeni bashkë dhe do festoni. /tvklan.al




Të ngjashme