Katy Perry ishte pjesë e një misioni historik hapësinor: ekuipazhi i parë me 6 gra që pas fluturimit të ruses Valentina Tereshkova në vitin 1963.

Për të shenjuar këtë moment madhështor, këngëtarja mori me vete një kujtim të së bijës, Daisy Dove: një luledele!

Pas fluturimit 11-minutësh me NS-31 të Blue Origin, Perry dhe pjesa tjetër e ekipit u rikthyen në Teksas, ku këngëtarja po pritej nga e bija.

Sapo doli nga kapsula, ajo ngriti drejt qiellit luledelen që mbante në dorë përpara se të puthte atë e më pas tokën.

Në një intervistë, ajo e përshkroi lulen si “buzëqeshja e Zotit” dhe shpjegoi se na kujtojnë bukurinë e Tokës dhe nevojën për ta mbrojtur.

Luledelja simbolizon jo vetëm emrin e së bijës, por ajo e sheh edhe si simbol forcee.

“Luledelet janë lule të zakonshme, por rriten në çfarëdo mjedisi. Ato rriten në çimento, midis të çarave,  përmes mureve. Janë rezistente. Janë të fuqishme. Janë të forta. Janë kudo”.

Ylli i popit ia dedikoi vajzës së saj 4-vjeçare këtë fluturim.

“Po fluturoj për time bijë, Daisy që ta frymëzoj mos të ketë kurrë kufij për ëndrrat e saj dhe t’i tregoj se kushdo mund t’i arrijë, pavarësisht prejardhjes, etnisë, situatës ekonomike apo arsimimit”, tha ajo në një intervistë të fundit me Elle. “Ajo është tashmë një ëndërrimtare e madhe dhe është vetëm 4 vjeçe”.

Në anije,Katy këndoi edhe një këngë. Ajo zgjodhi “What a Wonderful World”  duke u bërë këngëtarja e parë që këndon në një anije kozmike.

“Nuk ka të bëjë me mua, nuk katë bëjë me këndimin e këngëve të mia. Është një energji kolektive atje. Ka të bëjë me ne, me krijimin e hapësirës për gratë e së ardhmes dhe pushtimin e hapësirës. Është për këtë botë të mrekullueshme që shohim dhe vlerësojmë. Kjo është e gjitha në të mirën e Tokës”, tha ajo./tvklan.al