E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar Shkënda Lili e cila ka një profesion shumë të veçantë dhe jo shumë të përhapur në vendin tonë, ajo është një dedektive private.

Shkënda Lila ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë dhe gjithashtu ka bërë një shkollë profesionale për detektive. Pasi mbaroi fakultetin, ajo rastësisht dëgjoi që ekzistonte një shkollë profesionale 1-vjeçare për profesionin e detektivit. Që e vogël ajo kishte maninë për të kërkuar gjëra të reja dhe për të  “gërmuar” në gjërat që asaj i dukeshin të dyshimta.Ajo është e martuar dhe ka një fëmijë. Prej gati 5 vitësh Shkënda ka zyrën e saj detektive dhe gjithashtu ka krijuar dhe stafin e saj me të cilin punojnë për çështje të caktuara.

Dy muajt e karantinës nuk kanë punuar, më pas ka nisur punën me rritje rastesh për dyshime për tradhti dhe ajo çka vihet re është se janë burrat ata që kanë dyshime për gratë për tradhti bashkëshortore.

Ajo është filmuar nga stafi i emisionit të Rudina Magjistari në një ditë të zakonshme punë ku i duhet të investigojë për një rast që i ka ardhur në zyrë. Shkenda është kamufluar me kapele dhe syze dhe ka ndjekur me makinë objektin e saj. Gjatë xhirimit ajo ka treguar dhe detaje të tjera interesante.

“Dita ime nis me takime dhe paraditja është e zënë me klientë që më marrin në telefon. Do ta studioj situatën që mora pak më parë dhe do mbledh gjithë grupin e punës dhe normalisht do të dalim në terren për të bërë investigimin që kemi marrë përsipër. Unë do kamuflohem pak do ndërrohem dhe do shkoj në makinë t’ju tregoj më nga afër se si ne bëjmë një investigim”, është shprehur Shkënda.

Pasi hip në makinën e saj, dedektivja private shprehet: Pasi mbarova punë me takimin, unë jam nisur për të verifikuar një adresë. Objektin e kemi përpara dhe sa larg duhet t’i rrimë ne objektit, makinës që unë do ndjek, por pa rënë në sy kuptohet. Investigimi gjithmonë bëhet dy veta, asnjëherë nuk behët nga një person. Investigimi duhet të jetë sa më i vëmendshëm, duhet të jemi sa më vigjilent sepse dhe mund të na ikin. Ndodh që makina mund të ikë. Unë makinën e përdor si shtëpi sepse kam lloje të ndryshme veshjesh sepse nga situata emergjente unë dua të ndërrohem shpejt e shpejt, nuk më premton koha të shkoj në shtëpi për t’u ndërruar. Ne shpesh herë përdorim dhe telefonat tonë, e mira është të përdorim aparatin dhe ne e përdorim sidomos gjatë investigimit natën përdor aparatin, por në rastin emergjent ne përdorim celularët. /tvklan.al