Një djalë i ri është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës pasi automjeti me të cilin udhëtonte rezulton të jetë i vjedhur në Suedi.

Në pranga ka rënë 22-vjeçari me iniciale A.A. Policia thotë se gjatë verifikimit në sistem, ka rezultuar se automjeti tip Benz ishte vjedhur në Suedi.

Automjeti u sekuestrua kurse 22-vjeçari akuzohet për trafikim të mjeteve motorike.  /tvklan.al