Ylli Ndreka, me profesion fizioterapist, tregon se zgjodhi të kthehet nga emigracioni dhe të japë kontributin e tij në qytetin e lindjes në Lezhë.

Ndreka thotë se zgjodhi për transport shoqërinë “Taushani Transport”. Bëri pagesën 500 Euro dhe priste pajisjet e shtëpisë, por ato nuk erdhën asnjëherë, pasi shoferi u arrestua në doganë dhe malli u bllokua.

“Kjo ka ndodhur në Shtator 2023. Me të gjitha llogarita mund të shkojnë mbi 20 mijë euro mall. Kam pasur edhe diplomat e mia. Unë asnjë zgjidhje nuk kam. Malli nuk erdhi. Bëra disa telefonata dhe asnjë përgjigje.

Gjykata vendosi lirimin e shoferit me detyrim paraqitje, më pas del edhe furgoni. Për mallin nuk më është dhënë asnjë lloj përgjigje”, tha ai.

Yllit i kanë thënë se shoferi kishte tejkaluar peshën. Por shoferi doli i lirë dhe malli ende vazhdon i bllokuar.

Qytetari bisedoi me avokatin e shoferit, i cili nuk i jep informacion për akuzën.

Avokati: Kur të vijë njoftimi. Do ta shikojnë çështjen këto ditë, mesa di unë. Do të dalë.

Ylli Ndreka: Shiko mund të ma nisësh në ËhatsApp dokumentin e masës së sigurisë së atij.

Avokati: Nuk je i autorizuar të marrësh masën e sigurisë së atij! Nuk je avokati i atij. Jam unë avokati i atij.

Ylli Ndreka: Unë dua të di akuzën.

Avokati: Unë s’ti jap ato, se s’kam detyrim, të t’i jap.

Ylli Ndreka: Unë dua të di arsyen e akuzës.

Avokati: Nuk jam i detyruar të t’i jap të dhënat, biles s’duhet të ma kërkosh vetë.

Ylli Ndreka: Malli është i imi o zotëri.

Avokati: Për mallin kërko në gjykatë!

Nga akti i njoftimit mësojmë, se personi i shoqërisë së transportit akuzohet për kryerjen e veprës penale “kontrabandë me mallra të tjera dhe kalim i paligjshëm kufiri”.

Por i akuzuari thotë, se ka miq e shokë dhe do t’ia dalë madje do t’i japë edhe Yllit ndonjë lek.

Qytetari: Çfarë akuze të kanë bërë ty? Këtë desha të di unë!

Shoferi: Ata kanë bërë, gjoja këto mallrat unë i kam futur kontrabandë në Shqipëri. Këto mallrat janë mallra shtëpie, do të t’i jap unë të gjitha.

Qytetari: Vetëm thjesht, akuzë për kontrabandë? Sikur këto mallra janë kontrabandë mallrash dhe kam bërë kalim të paligjshëm kufiri. E kanë bërë kot. Që furgoni ka hyrë dy herë në territorin shqiptar. Do takohemi! Nuk ka asgjë të kundraligjshme në fugon. Shyqyr Zotit kam miq e shokë. Dërgo njëri lekë, dërgo tjetri, se më kanë bllokuar në çdo krah. Kur të takohemi, do të japë vëllai ndonjë lekë, mos e vrit mendjen./tvklan.al