“Më mirë ik se sa të rrish me tim bir”, vjehrri i rrëfen nuses për tradhtinë


“Më mirë ik se sa të rrish me tim bir”, vjehrri i rrëfen nuses për tradhtinë

10:08 12/02/2024

Një familje në Durrës po  përjeton një ngjarje të fortë. Siç raporton Dhurata për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, babai ka zbuluar tradhtinë e të birit. Ai ia ka rrëfyer vetë këtë fakt nuses së tij dhe i ka kërkuar që ta lërë këtë martesë.

Dhurata: Është zbuluar tradhtia e djalit. Këta rrinë të gjithë bashkë, nusja, djali, vjehrri, vjehrra, janë familje e madhe, kanë edhe hallën në fakt por është zbuluar tradhtia që i bën djali nuses dhe kjo nga vetë vjehrri i saj. Pra ia ka çuar në vesh të gjitha dhe i ka thënë “të keqen baba, më mirë ik se sa të rrish këtu me djalin tim, unë atë kam por ti do vuash në një të ardhme”.

Aldo: Iku edhe kjo. Tjetër?

Dhurata: Në fakt nuk është se ka ikur vajza, por e ka diskutuar me bashkëshortin e saj dhe të shohim./tvklan.al









Të ngjashme