Redi Jupi, ish-futbollisti dhe analisti i njohur, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Ai u është përgjigjur pyetjeve pikante të fëmijëve. Ndër to ishte edhe ajo se si është më mirë për Redin, të jetosh në shtëpinë tënde, apo të jesh kollovar.

Ish-futbollisti u përgjigj duke thënë se familja e tij është e madhe dhe rëndësi ka të jenë së bashku.

Aleksandër: Redi më mirë te shtëpia jote apo kollovar?

Redi Jupi: Çfarë është kollovar?

Aleksandër: Kur je i martuar ke shtëpinë tënde por rri te shtëpia e nuses jo te e jotja.

Redi Jupi: Ne jemi familje e madhe, kudo që jemi mjafton të jemi të katërt, s’ka rëndësi fare si në një barake apo shtëpi të madhe. Ne jemi njësoj nëse jemi së bashku./tvklan.al