Politikani i njohur, Gaqo Apostoli sjell koncertin e tij të parë recital, “Fuqia e dashurisë”

Politikani  i njohur Gaqo Apostoli ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”. Pas shumë vitesh në politikë, në fillim si ministër dhe më pas si kryetar partie, ai iu përkushtua artit dhe shumë shpejt do të realizojë koncertin e tij të parë recital, “Fuqia e dashurisë”.

Ishte dashuria për mikrofonin, më mungonte mikrofoni i parlamentarit që t’i flisja popullit dhe do t’i flas me gjuhën e muzikës”.

Gaqo Apostoli ka përfunduar studimet për inxhineri, por u përfshi në politikë në periudhën e ndryshimeve të mëdha të Shqipërisë.

Apostoli u përfshi në politikë edhe më shumë, duke u renditur ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesor të Partisë Social Demokrate të Shqipërisë. Ai ka qenë deputet i saj për tre mandate nga viti 1992 deri në vitin 2005. Edhe sot, vazhdon të jetë i përfshirë në ngjarjet politike, si kryetar i Aleancës për Demokraci dhe Solidaritet.

Në këtë koncert që pritet të organizohet në 15 Nëntor, ai nuk do të jetë vetëm, por sëbashku me miqtë: Rovena Dilo, Myfarete Laze dhe Kastriot Tusha.

Deri tani në prova tregoj që vokali nuk shteron, bile dhe qëndrimi në këngë që mund të zgjasë deri në dy orë, sepse edhe do ta moderoj vetë, por do kem partnerë shumë të mirë. Këngët do të jenë të gjitha hite, me Kastriot Tushën dhe madje edhe një tenor të ri që vjen nga Vjena”.

Duket se këtë periudhë po i kushton një vëmendje të rëndësishme artit, pasi gjithashtu ka botuar edhe vëllimin e tij të dytë me poezi.

I pari volum quhet “Ç’ma trazoi jetën një grua” dhe i dyti që pritet të dalë shpejt dhe quhet “Fuqia e Dashurisë”.  

Gjithashtu ai tregon edhe një episod që nuk e lejoi që të ishte pjesë e Festivalit të Këngës.

Fatkeqësia ishte që në 1 Dhjetor, ose pak më përpara mua më zuri fruthi. Ndonjëherë ishte dhe fat i mirë ose i keq. Kur u sëmura unë e këndoi Tonin Tërshana. Kur dëgjoja këngën unë qaja”./tvklan.al