Këtë të Martë, në aksin rrugor Fier-Patos u raportua një incident mes hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Forcave Operacionale dhe mbështetësve të ish-kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Ende nuk dihet motivi, megjithatë dyshohet se ka të bëjë me fushatën zgjedhore.
Gazetari Eni Ferhati foli sonte në “Opinion” për strategjinë e SPAK që të jetë prezente në çdo qark bashkë me agjentët e BKH-së, në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i rregullt.
Po sa aktive janë bandat gjatë fushatës zgjedhore në vend?
Eni Ferhati: Një nga arsyet që SPAK është vënë në lëvizje është pikërisht kjo. Vitet e kaluara kemi parë eskortë me mjete të blinduara, sidomos në Shkodër, duke shkuar në qendra votimi sikur të ishin komisionerë të OSBE/ODIHR-it.
-Besoj SPAK, Prokuroria e Policia i dinë personat…
Eni Ferhati: Ama edhe këta do të frenohen tashmë. Të paktën besoj që nuk do kemi ato pamje. Unë kam parë se si te dera e qendrës së votimit qëndrojnë persona që kanosin zgjedhësit. Automatikisht do të akuzohen për kanosje. Në vetvete është krim në tiparet e grupit të strukturuar.
Esiona Konomi: Elementi i shtuar në këto zgjedhje, kanosja e njerëzve në qendrat e votimit.
-Pra janë 3 format: blerja, dhuna apo joshja…
Esiona Konomi: Ajo që kemi parë zakonisht në zgjedhje është që ka rastësisht ca njerëz me muskuj, shumë tatuazhe dhe që kanë nja 30 gjyshe për të asistuar te qendra e votimit. Pra, marrin të gjithë të moshuarit dhe votojnë për ta. Një fenomen që është parë në mënyrë të shpeshtë, kemi parë edhe në Rrogozhinë së fundmi.
/tvklan.al