Gjatë një interviste sponate në skenën e X Factor Albania me Alketa Vejsiun, Arbana Osmani tregoi edhe tre momentet e saj më të rëndësishme që e kanë përcaktuar moderatoren që nga dita e parë kur nisi karrierën e saj, të cilat shënuan dhe një sukses të jashtëzakonshëm për të.

“Momenti i parë, audicioni i parë, njerëzit që besuan tek unë atëherë. Njerëzit që besuan tek unë që s’besoja tek vetja. Tani, Bojkeni, të gjithë ata të fillimeve që thanë, okej do ta japim shansin që të punosh tek Top Albania Radio. Momenti i dytë, kur kam qenë 25 vjeç kur më kanë besuar prezantimin e Big Brother që në atë kohë ishte spektakli më i rëndësishëm, shumë e re dhe ai ka qenë një tjetër moment shumë i rëndësishëm. Dhe momenti i tretë i rëndësishëm ka qenë padiskutim Festivali i Këngës që gjithashtu ka qenë një projekt i rëndësishëm për mua dhe i kam dhënë maksimumin aq sa mundesha në atë kohë”, rrëfeu Arbana Osmani.

Më tej, Alketa Vejsiu i propozoi një ide interesante, ku të dyja së bashku të ndryshojnë rolet në një program televiziv, ajo të bashkëpunojë me regjisorin e njohur Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani me Vera Grabockën.

“Unë vazhdova me Verën, pastaj ti me Edin, një histori tjetër në televizion. Nuk mendon që ka ardhur koha që unë të bëj një format televiziv me Eduartin dhe ti të bësh një program me Verën? Se u bë nja 25 vite me Verën kështu që…”, pyeti Vejsiu, teksa Osmani iu përgjigj me humor: “Duhet të pyesim Eduartin”./tvklan.al