Ndryshe nga vitet e tjera, Qershori nuk ka qenë aspak një muaj premtues dhe i përshtatshëm për të bërë plazh. Shirat kanë qenë të pranishëm pothuajse çdo ditë ku nuk kanë munguar dhe rrebeshët e fortë.

Por mesa duket këtë javë i vjen fundit motit më freskët dhe reshjeve të dendura të shiut.

Sipas Meteoalb, deri të mërkurën, moti mbetet me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit duke përfshirë edhe bregdetin pjesërisht të hënën dhe të martën, ndërsa pjesa e dytë e javës sjell mot kryesisht të kthjellët në territorin shqiptar.

Temperaturat mbeten relativisht të ulëta ditët e para të javës, por rriten të enjten dhe në vijim duke kulmuar në fundjavë kur maksimumet ngjiten mbi 32°C./tvklan.al