Pak kohë pasi nisi seriali turk “Trokit në derën time”, aktorja kryesore Hande Erçel i dha fund lidhjes me të dashurin e saj, këngëtarin e njohur Murat Dalkiliç dhe u përfol për një lidhje të mundshme dashurie me partnerin e saj në serial Kerem Bursin.

Në serial ata krijojnë një çift mjaft perfekt dhe të bukur, por mesa duket kjo lidhje ka avancuar dhe jashtë ekranit. Së fundmi, ka mbaruar sezoni i parë i serialit dhe të dy aktorët janë nisur drejt ishujve Maldive për pushime. Këtë e ka bërë vetë të ditur dyshja, duke ndarë foto nga të njëjtat vende.

Kerem dhe Hande kanë vendosur që t’i japin fund aludimeve, duke i treguar të gjithëve që po përjetojnë një lidhje të bukur dashurie. Ata kanë publikuar në rrjetet sociale foto të njëri-tjetrit, Kerem në një foto të Handes shkruan: Një pamje e bukur, në një vend të bukur, me një grua të bukur.

Nga ana tjetër Hande ka publikuar një foto të Keremit buzë detit dhe shkruan: “Dhe ti, The B”, duke iu referuar Keremit në Instagram “The Bursin”. /tvklan.al