Për herë të parë, Alaska do të ketë lidhje interneti me fibra optike me shpejtësi të lartë. MTA Fiber Holdings, që është kompania më e madhe e internetit në Alaskë, ka nisur ndërtimin e rrjetit që lidh Alaskën me SHBA-në, duke mundësuar kalimin e 100 terabits/sekondë.

Kompania thotë se do të shtrijë fibrën optike nga veriu i Alaskës, përmes Kanadasë, deri në SHBA. Aktualisht rrjeti është në ndërtim e sipër dhe do të vazhdojë gjatë gjithë vitit me qëllim që të jetë gati në mesin e vitit 2020.

Alaska është në mesin e shteteve me internetin më të dobët në SHBA. Shtrimi i fibrave optike me shumë gjasa do të pritet mirë nga banorët, të cilëve do të mundësojë internet me shpejtësi të lartë. Linjat e reja të internetit që po ndërtohen do të kalojnë në një autostradë të Alaskës Veriore.

Kompania thotë se cilësia e investimit do të jetë e lartë dhe linjat e reja nënujore që do të lidhen me kontinentin amerikan nuk do të jenë të ndjeshme ndaj rreziqeve nën ujë, siç janë tërmetet.

/tvklan.al