Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka mbërritur në qytetin kinez të Wuhan për të filluar hetimin e saj mbi origjinën e COVID-19. Hetimi i shumëpritur vjen pas muajsh negociatash midis OBSH dhe Pekinit, pasi zyrtarët kinez nuk lejonin të hetohej origjina i virusit.

Një grup prej 10 shkencëtarësh kanë vendosur të intervistojë njerëz nga institutet kërkimore, mjekët nëpër spitale dhe qytetarë në tregun e Wuhan, nga mendohet se është origjina e virusit të ri.

Ekipi i OBSH ka mbërritur sot në Kinë, në një kohë kur janë rritur rastet me COVID dhe autoritetet kanë marrë masa për të parandaluar një valë të re të përhapjes së virusit.

I gjithë ekipi i shkencëtarëve do të qëndrojë për 2 javë në karantinë, pasi ky është një nga rregullat e autoriteteve për të huajt të futen në Kinë.

OBSH më herët ka bërë me dije se synon të hetojë origjinën shtazore të virusit, pasi informacionet paraprake që ka grumbulluar.

Kërkimet e OBSH do të nisin pas një lufte të gjatë me autoritetet kineze, pasi atyre u ishte mohuar hyrja në Kinë. Nga ana tjetër edhe pse janë lejuar hetimet, Kina sërish ka deklaruar se shpërthimi nuk ka origjinën atje./tvklan.al