Më në fund me këmbë normale… pas 21 vjetësh

Posta

Më në fund me këmbë normale… pas 21 vjetësh

18:20 31/10/2019

Një i ri i cili lindi me 14 gishta këmbe, jetoi me këtë deformim për dekada me radhë, pasi prindërit mendonin se ishte fat i mirë.

Pacienti 21-vjeçar i njohur vetëm me emrin Ajun, tha se 4 gishtat e tepërt në këmbën e tij të majtë i shkaktuan atij kaq shumë komplekse sa nisi të mos vishte më sandale qëkur ishte 10 vjeç.

Ajun, nga qyteti Lufeng në provincën Guangdong të Kinës, rrëfeu gjithashtu se i vinte zor t’i kërkonte vajzave takim.

Ai u tha mjekëve se prindërit e tij e vunë re anomalitetin që kishte në këmbë qëkur lindi, por refuzuan që mjekët ta operonin. Ata kërkuan mendim nga një fallxhore, që i tha se gishtat e tij të tepërt ishin “dhuratë nga parajsa” dhe nuk duheshin hequr.

Por siç shkruan e përditshmja britanike The Sun, ndryshe nga prindërit e tij, Ajun vendosi që të kërkonte këshillën e një eksperti në një spital në Foshan.

Mjeku i tij Wu Xiang tha se është shumë e rrallë që një deformim i tillë të kalojë pa u trajtuar për 21 vjet.

Ekipi i kirurgëve shpenzoi 9 orë në sallë të operacionit për t’i dhënë Ajun një këmbë të re. Vetë i riu thotë se është mjaft i kënaqur me rezultatin./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi