Më në fund në paqe (Foto) – TV KLAN

Më në fund në paqe (Foto)

Bjellorusia ka varrosur më shumë se 1 200 hebrenj, viktima të holokaustit, skeletët e të cilëve u zbuluan më herët gjatë këtij viti. Varri masiv nazist u zbulua nga disa punëtorë në një kantier ndërtimi, në qendrën e qytetit të Brest, në Janar të këtij viti.

Për nxjerrjen e trupave u angazhua ushtria, e cila punoi për javë të tëra. Viktimat ndodheshin të varrosur në ish-Geton e Brest, që ekzistoi nga viti 1941 deri në 1942.

Trupat e tyre u vendosën në 120 arkivolë ngjyrë blu, mbi të cilët ishte i gdhendur Ylli i Davidit dhe u varrosën më pas në varrezat e qytetit. Në ceremoni ishin të pranishëm të paktën 300 persona.

Mbi 28 mijë hebrenj besohet se u mbajtën në këtë geto gjatë vitit që ekzistoi, në Poloninë e pushtuar në atë kohë nga nazistët.

Rreth 17 mijë persona u qëlluan për vdekje në Tetor të 1942, pranë stacionit të trenit Bronnaya Gora, ndërsa me mijëra të tjerë besohen të vdekur, ndonëse fati i tyre ekzakt mbetet i panjohur. Sipas të dhënave historike, shumë prej viktimave u urdhëruan nga forcat e Hitlerit që të zhvisheshin lakuriq përpara se të ekzekutoheshin./tvklan.al

Kategori
BotaFotogaleriTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione