Valer Kolnikaj ka qenë i ftuari i puntatës së sotme të emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Gjatë emisionit Ermal Mamaqi pyeti modelin nëse e ngacmojnë meshkuj, ndërkohë që shtoi se kohët e fundit janë shtuar shumë. Kolnikaj u shpreh se meshkujt që punojnë nëpër televizione janë kryesisht ata që ngacmojnë më shumë. Ai shkoi më tej duke thënë: “Edhe ata që prezantojnë biles…”.

Ermal Mamaqi: Të ngacmojnë femrat?

Valer Kolnikaj: S’është ndonjë burrni e madhe të tregosh ngacmimet. Sot meshkujt lavdërohen shumë edhe nëse një femër e bukur thjeshtë i shikon. Thonë: Ajo më “gjuajti” apo “atë e kam të dashur”. Ka shumë histori që mund të më kenë ndodhur, por s’më duken asgjë për tu treguar.

Ermal Mamaqi: Meshkujt të ngacmojnë?

Valer Kolnikaj: Është e njëjta përgjigje edhe për këtë rast.

Ermal Mamaqi: Janë shtuar shumë këta, po na ngacmojnë meshkujt…

Valer Kolnikaj: Kryesisht janë ata që dalin të televizor…

Ermal Mamaqi: Dhe janë ata që nuk e pranojnë kurrë…

Valer Kolnikaj: Edhe ata që prezantojnë biles.

Ermal Mamaqi: Mjaft… Majft se na mbyte…

Valer Kolnikaj: S’po them për ty zemra…

Ermal Mamaqi: E di të keqen vëllai, se lag qoftë të thuash për mua.

Valer Kolnikaj: Ty më shumë të gjuaj unë.

Ermal Mamaqi: Avash tani se po kalon më shumë se ç’duhet…

Valer Kolnikaj: (I prek dorën) Kur të ndihesh në siklet më thuaj.

/tvklan.al