Me ndryshimin e skemës së rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të fermerëve, agropërpunuesit dhe bizneset në sektorin bujqësor thonë se po marrin kosto të pariparueshme, të cilat llogariten që për 1 vit, të rëndojnë mbi këtë industri me 100 milionë euro. Një vit më parë, fermerët faturonin mallrat e tyre me 20% TVSH dhe merrnin si rimbursim nga skema po 20%, por me paketën e re fiskale që hyri në fuqi më 1 Janar, ata marrin mbrapsht vetëm 6%.

Por, përfaqësuesit e qeverisë thonë se ndryshimi u bë, pasi rimbursimi i kësaj takse nuk shkonte te fermeri, por te grumbulluesit. Bizneset thonë se ky ndryshim në këtë taksë do të reflektohet te çmimet e shitjes, ku importi do të zëvendësojë prodhimin vendas.

Ndryshimi në skemën e TVSH-së për fermerët u bë në fund të 2018-s, kur qeveria vendosi që të përjashtojë nga kjo taksë inputet bujqësore me efekt zbutjen e barrës që kishte kjo nismë në buxhet.

Tv Klan