Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare në Portin e Vlorës pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të falsifikuar. Në pranga ka rënë M.I (V) nga Vlora.

Ditën e djeshme ai u kap nga shërbimet e kufirit në Portin e Vlorës duke tentuar të kalojë kufirin me një pasaportë biometrike e cila ishte me identitet tjetër.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror shqiptar”. /tvklan.al