Me pistoletë me vete, pranga 23- vjeçarit që kërkohej për tentativë vrasje

Me pistoletë me vete, pranga 23- vjeçarit që kërkohej për tentativë vrasje

11:46 23/08/2019

Uniformat blu të komisariatit nr 6 në kryeqytet kanë vënë në pranga një të ri, pasi akuzohet për disa vepra penale. Arrestimi i 23- vjeçarit Albert Gjonpalaj lindur dhe banues në Tiranë është bërë në një lokal në rrugën “Teodor Keko” dhe në momentin e prangosjes i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.

Ndaj 23- vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjonpalaj në 13.05.2018, në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT