Një 65-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të shtune në Mirditë. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se të moshuarit i është sekuestruar një armë dhe një sasi lënde narkotike.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe​ armë zjarri në banesë, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. B., në fshatin Gëziq, Mirditë.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën një sasi lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një armë zjarri pushkë”, njofton Policia.

P.B. është arrestuar në flangrancë dhe tashmë do të përballet akuzat  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”./tvklan.al