Një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete në Vlorë është arrestuar nga Policia.

Në një njoftim për mediat, Policia e Vlorës ka bërë me dije se “në bazë të informacioneve të marra në rruge operative se në fshatin Kotë, Selenicë, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ushtruar kontrolle në territorin e këtij fshati, ku kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete”.

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim 22-vjeçari R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, është arrestuar për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë./tvklan.al