Një grabitje ka ndodhur sot paradite në rrugën e Kavajës në Tiranë. Persona të maskuar i kanë marrë me forcë një qese me para një punonjësi të një pike këmbimi valutor.

Klan News ka siguruar pamjet teksa shihet që një prej grabitësve largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ai është i maskuar dhe është futur nëpër rrugica për të humbur gjurmët e mos të kapej nga punonjësit e policisë.

Dy autorët e dyshuar arritën t’i merrnin 55-vjeçarit Qani Zili rreth 3 milionë Lekë. E gjithë ngjarja ndodhi 08:40, në rrugën e Kavajës, në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”.

55-vjeçarit, i cili po udhëtonte motor dhe po transportonte paratë e një pike të këmbimit valutor drejt një pike tjetër, iu afruan 2 persona që gjithashtu ishin me motor. Ata e goditën Zilin me sende të forta në skafandër, duke e rrëzuar nga motori.

Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar./tvklan.al