Skandali/ 21-vjeçarja vdiq nga infeksioni, mjeket nuk e vizituan nga frika e Covid 19

Jasemina Luarasi u nda nga jeta në 17 prill 2020, në moshën 21-vjeçare. Shkaku i vdekjes është përcaktuar arrest kardiak, por se pse erdhi kjo situatë, nuk shpjegohet.

Jasemina kishte lindur me mungese të qiellzës (palatoksinë), por falë disa ndërhyrjeve kishte korrigjuar këtë problem. Megjithatë, kjo anomali i krijoi probleme me shëndetin mendor. Në fillim të muajit Prill, Jasemina u sëmur nga një infeksion në vesh. E ëma tregon, se ka qenë gjithë kohën në komunikim me mjeken e familjes, e cila i ka dhënë trajtim përmes telefonit.

Por gjendja nuk u përmirësua dhe infeksioni kaloi në mushkëri. Megjithë përpjekjet e mamasë, Jasemina nuk ia doli, ndaj Luli Luarasi tha se askush nuk u tregua i gatshëm të ndihmonte vajzën e saj, për shkak të situatës së pandemisë.

Më iku goca kot, për pakujdesi. 2 javë e gjysmë, 3 javë nuk erdhi me ma pa kush. Vajza mua më ka vdekur para 3 javësh, 21 vjeçe. Vuante me palatoksinë. Veshin po ashtu e ka pasur problem gjithmonë. Para tre javësh, në darkë,  shihja se ktheheshe nga unë dhe ma hidhte dorën. Nuk flinte pa mua. E shikoja që goca rënkonte në darkë, nuk më tregonte, por nuk flinte më nga ana ime. Mbas katër ditësh shoh unë që pati rrjedhje veshi. Marr doktoreshën time të familjes, dhe i them se i ka rrjedhur veshi. Me tha merri mjekimin qe i ke marrë gjithmonë nga veshi. Mora ilaçet e veshit. Pas tre ditësh, vajza filloi si kollë. Marr doktoreshën prapë. E pyes a t’i bëjmë ndonjë antibiotik, sepse unë jam bërë doktoreshë e vajzës. Një natë goca ishte për në banjë, ishte zbardhur dhe po dridheshe. I vendos termometrin dhe kishte temperaturë 40 e 5 vija. Doktoresha më tha merr 127. 127 më tha jepi paracetamol dhe lidhu me mjekun e familjes. Mjekja e familjes më tha do marrësh ca kokrra se mos ka alergji. Mora kokrrat, ia fillova kokrrat, por goca sa vinte dhe më keq bëhej”, tha nëna e 21-vjeçares, Luli Luarasi.

“Stop” ka siguruar dëshmi të stafit mjekësor, ku provohet se si është rënduar situata e të ndjerës, si pasojë e mosmjekimit të duhur. Mjekja e familjes pranon, se e ka konsultuar Jaseminën me telefon nga frika e koronavirusit. Në ambulancën 11 nuk e vizituan me pretendimin, se mjekja ishte pediatre, ndërsa vajza 21 vjeçe.

Emisioni “Stop” ndoqi hap pas hapi se çfarë ka ndodhur me këtë rast, duke iu përafruar të vërtetës. Jasemina, e cila banonte në Laprakë është ndjekur nga mjekja e familjes nga data 1 deri më 16 Prill, por ekzaminimi është bërë vetëm nëpërmjet telefonit.

Me datën 8 unë kam marrë urgjencën dhe më ka thënë do t’i japësh paracetamol. Kam marrë rajonin e policisë dhe i kam kërkuar ndihmë, sepse nuk më vinte urgjenca”, tha Luarasi.

Mamaja e Jaseminës- Fëmija të ishte kapur 2 javë, ose 1 javë e gjysmë më përpara, ajo do shpëtonte.

Mjekja e familjes- Kur…,edhe kur ka marrë atë antibiotikun, 2 ditë ia kam…,bile nuk u bënte, ia ka bërë tek letra e kësaj, që mos t’i marrë dhe pas 2 ditësh, më ka thënë, që Luli nuk po më ashtu dhe i kam thënë vrap me i bo. E kupton?!

Mamaja e Jaseminës- Po, po!

Mjekja e familjes- Bëj skopinë, përjashtohet kjo, fillojmë pastaj krejt ekzaminimet, se gjithmonë kemi…

Mamaja e Jaseminës- Ku do shkonte, i mbylli zotnia, tashi me fol atë realitetin.

Mjekja e familjes- Po, po pra, urgjencën i kam thënë.

Mamaja e Jaseminës- I ka thërrit 100 herë, motër.

Mjekja e familjes- I kam thënë referoje, duhet ta kishit marrë, me e çu.

Mamaja e Jaseminës- Po kush ta çonte? Kush? Hajde më thuaj mua kush? Unë nuk di!

Mjekja e familjes- Urgjenca!

Mamaja e Jaseminës- Ja pra, urgjenca nuk erdhi, moj shpirt.

Mjekja e familjes- Po ssss, nuk….

Mamaja e Jaseminës- Jo një herë, moj.

Mjekja e familjes- I kam thënë unë çdo natë, si ti, si unë.

Mamaja e Jaseminës- Po mirë moj, mirë. Dakord! Por jo një herë, ajo e ka marrë mbi 10 herë dhe nuk i ka ardhur. Urgjenca ve muzikën, do rrish 10 minuta me muzikë. Masanaj a ishte atë ditë, e more ti?  A të erdhi?

Mjekja e familjes- Jo!

Mamaja e Jaseminës- Hë!

Mjekja e familjes- Unë e çova vetë!

E ndjera erdhi rreth orës 22:30 minuta në qendrën shëndetësore këtu në Laprakë, bashkë me prindërit, për të marrë ndihmën e shpejtë nga mjeku i rojës.

Me datë 11 Prill, shkoj në klinikë, vajza ishte me 40 e 5 vija. Por më tha unë jam pediatre deri në moshën 18 vjec. Nuk ta kap me dorë. Të lutem tha, për humanizëm. Harroje më tha mua, nuk e vizitoj. Kam marrë 127, por ambulanca nuk erdhi”, tha Luarasi.

Ky fakt konfirmohet edhe nga drejtori i qendrës.

Mamaja e Jaseminës- Gjersa ke gryksen e bardhë zotni, të erdhi një, duhet ta ndihmosh, jo ta lesh në rrugë.

Drejtori i Q.Sh “Laprakë”- Është kohë e vështirë, është dhe kohë e Covid-it, duhet ta pranojmë. 

Mamaja e Jaseminës- Ore, le të jetë Covid-i, po je urgjencë, moj motër, je natën.

Drejtori i Q.Sh “Laprakë”- Janë vetëm për fëmijë o zonjë, se dhe unë bëj turn të tretë natën.

Mamaja e Jaseminës- Po mirë, të mëdhenjtë ku do venë?

Drejtori i Q.Sh “Laprakë”- Janë vetëm për fëmijë.

Mamaja e Jaseminës- Ku do venë të mëdhenjtë? Lajmëro urgjencën, të vij ta marri!

Drejtori i Q.Sh “Laprakë”- Do shkoshe vetë të urgjenca.

Mamaja e Jaseminës- O zemër, po me ça të iki? O zonjë me ça të iki, kur ti e ke bllokuar rrugën?

Drejtori i Q.Sh “Laprakë”-Fati i keq i juaji, na vjen keq për humbjen, por fati i keq i juaji.

Mamaja e Jaseminës- Moj zemër, më fal!

Drejtori i Q.Sh “Laprakë”– S’ke ça bën.

Mamaja e Jaseminës- Të t’kishte ardhur ty një fëmijë, e di, që je d.m.th për pediatrinë, nuk do bëje ti si nënë?

Drejtori i Q.Sh “Laprakë”- Jo, sepse më dënojnë, o zonjë! Më dënojnë, më çojnë në burg, më vejnë hekurat. Kam ligj unë!

Me datë 14 kam marrë urgjencën, i kam thënë të lutem, dua një mjek se ka fëmija 2 javë me temperaturë dhe nuk ma prek njeri. Më tha, prit se do të flas me doktoreshën e infeksionit. E prita atë natë, nuk mori. Të nesërmen merr doktoresha në mëngjes. Prit më tha se do të vijnë vajzat t’i bëjnë tamponin. Mora përgjigjen e koronavirusit dhe mora doktoreshën, Luli i thashë dhe bërtita nga gëzimi që vajzës mi doli negativ. Të lutem i thashë, kur  je e lirë se vajzën e vizitoj vetëm me ty. Se ti ia di vajzës. Por vajza nuk arriti të shkojë deri aty, se vajza më kaloi vdekje klinike. Më ra mu në mes të rrugës, mu afër derës së ambulancës. Mora doktoreshën në telefon, dil se po më vdes vajza. Erdhi me vrap, aty më ra goca. Ajo, shpejt aparatin e tensionit. Unë me të gërthitura, i gjuajta vajzës me alkool, me ujë, goca hapi sytë. I ka matur tensionin, i doli 6 me 4. Kanë marrë në telefon urgjencën 6 herë, nuk e hapi. Pastaj me një makinë të rastit e kanë çuar tek ushtaraku me gjithë infermieren”, tha nëna e 21-vjeçares.

Emisioni Stop ka siguruar dëshminë në urgjencën e Traumës, e cila konfirmon gjendjen kritike të 21-vjeçares dhe pohon se po të ishte ekzaminuar edhe 24 orë më përpara, ajo mund të jetonte.  

Mjekja e Traumës- Atë ditë në rrugë ju gjet ambulancë? 

Mamaja e Jaseminës- Në rrugë moj, në rrugë.

Mjekja e Traumës– Infermierja, që e hipi gocën në ambulancë?

Mamaja e Jaseminës- Në rrugë moj, aty karshi ambulancës.

Mjekja e Traumës- Dhe e sollën këtu. Thashë unë, si e sillni në këtë gjendje këtu? Ti je personel shëndetësor, je infermiere edhe doktoresha, që të ka thënë është mjeke. Këtu është spital traume. Ça ndihme jepet këtu? Ke ardhur më duket pasdite?

Mamaja e Jaseminës- Pasdite nga ora 15:30-15:45.

Mjekja e Traumës- Unë i kisha nervat me atë infermieren, se ajo me erdhi aty. Se nga rruga, e fusin pacientin në ambulancë, e sjellin këtu pa pikën e logjikës. Po unë mora edhe doktoreshën, por s’mu përgjigj, se bashkë kemi qenë, nga telefoni jot.

Mamaja e Jaseminës- Jo i fole, do ta bëj unë problem,- i the.

Mjekja e Traumës- Eee, po janë shumë të poshtra. D.m.th duan ta heqin nga vetja pacientin dhe ta ngopin, ku ta ngopin.

Mamaja e Jaseminës- Ashtu është!

Mjekja e Traumës- Nuk shofin gjendjen e pacientit, ajo e shkreta ishte cianozë. Unë e pashë gocën, e pashë. Ajo ishte cianozë mi. Ajo ishte me 56-oksigjenimin moj. Ku do ta çosh?!

Mamaja e Jaseminës- Dy javë e gjysmë, dy javë e gjysmë.

Mjekja e Traumës– 3 javë tu i nejt mbrapa doktorit.

Mamaja e Jaseminës- Vetëm ujë, a ma gjete ju ujin mua?

Mjekja e Traumës- Po, ujin ia dhamë ne, që kërkonte ujë, dhe oksigjenin mezi e mbante. Se s’e mbante oksigjenin.

Mamaja e Jaseminës- Po, se i thonë 2 javë e gjysmë me temperaturë, moj.

Mjekja e Traumës- S’e mbante oksigjenin e shkreta, ajo ishte zbardh.

Mamaja e Jaseminës- E pyeta këtë mjeken…..

Mjekja e Traumës- Ishte cianozë, buzët i kishte, se s’mbushej me oksigjen. Truri, gjaku i asaj nuk oksigjenoheshe.

Mamaja e Jaseminës- Po të ishte kap fëmija, 1 javë e gjysmë përpara, ajo s’do kishte vdekur.

Mjekja e Traumës- Po edhe 24 orë përpara.

Mamaja e Jaseminës- A është kështu, apo jo? Ajo ishte mbush gjithë infeksion. Ku vajti infeksioni?

Mjekja e Traumës- Veshi ëëë?

Mamaja e Jaseminës- Po mi!

Mjekja e Traumës- Ajo ka pas problem në vesh, prandaj. E ka mbyt infeksioni I veshit. Unë e di shumë mirë, që infeksioni i veshit i vdes njerëzit, se ka qenë fëmija 14 vjeç dhe ka vdek nga infeksioni në vesh.

Mamaja e Jaseminës– Po!

Mjekja e Traumës- Se infeksioni i veshit bën infeksion të trurit.

Mamaja e Jaseminës- Po normal! Shkon në kokë ajo. Unë s’jam mjeke dhe i di.

Mjekja e Traumës– Kështu që s’do mend dhe kalem ajo punë. Mua më nevrikosën jashtë mase ato, ajo infermierja. Se atë e kapa për leckash unë atë xhanëm, po…

Mamaja e Jaseminës- E la si qen aty dhe iku.

Mjekja e Traumës– Po, po!

Mamaja e Jaseminës– Dhe goca më kërkonte ujë.

Mjekja e Traumës– Unë sot e kësaj dite e kam emrin e infermieres në çantë edhe të doktoreshës, e kam në çantë. E mbajta në çantë, se thashë, kush e di, si do vijë problemi. E kam mbajt në çantë dhe emrin e infermieres dhe të doktoreshës.

Mamaja e Jaseminës- Bravo të qoftë!

Mjekja e Traumës- Sinqerisht të them, e kam në çantë edhe sot e kësaj dite. /tvklan.al