Biznesi i kampingut ka pësuar rritje këtë vit, vizitorët nga shtete të ndryshme të Europës

Turistë të shumtë të huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri këtë vit, po qëndrojnë në kampera.

Një pikë ku i gjejmë rulotat është në hyrje të Gjirokastrës në fshatin Gërhot. Turistët janë nga shtete të ndryshme të Europës. Shumë prej tyre janë për herë të parë në Gjirokastër.

Ky biznes ka pësuar rritje këtë vit. Luka Shehu operon me këtë aktivitet prej 4 vitesh.

Por nga cilat shtete vijnë më shumë turistët. Shumë prej tyre zgjedhin të rikthehen në qytetin e gurtë.

Gjirokastra është një ndër qytetet më të frekuentuara në jug të vendit. Fluksi i turistëve është më i lartë gjatë fundjavave.

Klan News