Modelja, Xhesika Berberi tregon se cili është personazhi i saj i preferuar VIP.

Bukuroshja Berberi ka thënë se personi, të cilin me të vërtetë e ka vlerësuar, ka qenë artistja e famshme, Selena Gomez.

Modelja tregon se ka zhvilluar një bisedë shumë të hapur me artisten Gomez, të cilën thotë se e vlerëson shumë për thjeshtësinë e saj.

Ashton: Kam dëgjuar që ti ke takuar shumë njerëz të famshëm në Amerikë, por kush të ka pëlqyer më shumë?

Xhesika Berberi: Personi që me të vërtetë e kam vlerësuar shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë dhe kemi bërë një bisedë shumë të çiltër dhe të hapur dhe më ka bërë shumë përshtypje për famën që ajo ka dhe për thjeshtësinë që ajo prezantonte, ishte, shumë, shumë e mirë./tvklan.al