Problematika e radhës na çon emisionin “Stop” në Përmet. Drita Kosta është një zonjë, e cila ka pasur probleme me shikimin që në fëmijëri.

Ajo ka fituar edhe statusin e verbërisë, megjithatë prej tre vitesh nuk është përfituese e kempit.

Drita tregon, se është diagnostifikuar me miopi alta dhe nga njëri sy nuk sheh, ndërsa nga tjetri arrin të shohë vetëm 3%.

Ajo ka qenë përfituese e kempit prej 10 vitesh, megjithatë në vitin 2017, kur ka shkuar të rinovojë letrat për kemp, ka dalë në komision dhe e kanë nxjerrë pa grup dhe të aftë për punë.

E njëjta gjë u përsërit edhe në 2019-ën. Për problemin e zonjës Drita “Stop” iu drejtua Institutit të sigurimeve shoqërore, ku rezulton, se Drita ka dalë dy herë për kemp në vitin 2017 dhe 2019 në një komision me mjekë specialistë.

Më pas “Stop” iu drejtua Spitalit Amerikan 3, në klinikës universale të syrit, për një ekspertizë nga doktor Nadon Qafa.

Përsa i përket miopisë alta doktori tha, se nuk mund të ketë përmirësime, pasi kjo sëmundje mundet vetëm të progresojë. /tvklan.al