Një person është arrestuar pasi hyri në Katedralen e Shën Patrik në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me dy shishe benzine dhe çakmak. 37-vjeçari derdhi benzinën në sheshin përpara Katedrales duke bërë që policia ta arrestonte në flagrancë.

Incidenti i dyshimtë ndodhi vetëm dy ditë pasi Katedralja e famshme Notre-Dame në Paris u përfshi nga flakët e zjarrit. Autoritetet policore thanë se është ende shumë shpejt për të përcaktuar nëse ky incident lidhet me terrorizmin. Në momentin e arrestimit, 37-vjeçari i tha policisë se makinës së tij i kishte mbaruar karburanti.

Oficerët kontrolluan furgonin e tij dhe vunë re se mjeti kishte karburant. Në këtë moment, i dyshuari u arrestua menjëherë. Autoritetet vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje dhe ende nuk e kanë të qartë se cili ka qenë motivi i 37-vjeçarit të arrestuar.

/tvklan.al