Breshëri shkakton dëme në Konispol

Vetëm pak orë shi kanë mjaftuar që disa qytete të vendit të zgjohen të mbuluara nga uji.

Qytete si Durrësi, Lezha, Lushnja, Saranda e Konispoli u zgjuan mëngjesin e kësaj të mërkure me rrugë të përmbytura e probleme në qarkullim.

Kështu, në Durrës raportohet se qytetarët kanë hasur vështirësi në qarkullim për shkak se akset kryesore ishin përmbytur.

Në Lezhë u përmbytën disa lagje të qytetit. Me më shumë probleme u përballën banorët e lagjes “Besëlidhja”, për shkak se rrugët u mbuluan nga uji.

Probleme pati edhe në Lushnje. Disa prej akseve kryesore u përmbytën, duke krijuar po ashtu probleme në qarkullim.

“Çudia” nga ky mot ndodhi në Konispol, aty ku reshjet e shiut u shoqëruan me breshër, duke shkaktuar dëme të shumta në pemët frutore./tvklan.al