Aksi Sauk-Teg mbetet shqetësim për shpejtësinë e lartë

Policia rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollin me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Gjatë monitorimit të bërë vetëm gjatë orëve të natës të së shtunës në aksin rrugor nga Sauku në rrethrrotullimin e Tegut, policia hoqi 12 leje drejtimi, për shpejtësi që variojnë nga 132 deri në 198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 kilometra.

Gjithashtu policia bën të ditur se ka hequr edhe 7 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe ka arrestuar dy drejtues mjetesh për drejtim mjetin në gjendje të dehur

Policia informon se janë vendosur edhe 5 gjoba maksimale për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së.

Tv Klan