Bedri Shaba është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, pasi në vitin 2012 është aksidentuar në punë dhe ka thyer shtyllën kurrizore. Pas këtij momenti është operuar në Spitalin Ushtarak, ku i kanë vendosur 6 vida në shtyllë kurrizore dhe ka përfituar trajtimin me KEMP për 7 vjet.

Në vitin 2019 ka shkuar për rinovim dhe KMCAP-i rajonal e ka dërguar në KEMP-in epror. Ka shkuar në Janar 2020 pranë këtij institucioni, por pa e parë fare i kanë mohuar KEMP-in, duke i thënë, se është i aftë për punë.

Pas këtij denoncimi emisioni “Stop” i është drejtuar zyrës së punës në Durrës dhe kemi komunikuar me drejtorin, për të parë ofertat për punë dhe sa i përshtatet zotëria këtyre alternativave. Drejtori  thotë se e sheh shumë të vështirë punësimin e Bedriu, pasi punët, që ofrohen, kërkojnë orare të zgjatura qëndrimi në këmbë.

Nga biseda paraprake që kishim me zotërinë ai thotë se do një punë që të mos qëndrojë në punë. Ne kemi për momentin punë si ndihmës kuzhinier, fatorino”, thotë punonjësi i zyrës së punës.  

Po ashtu nga zyra e punës i është thënë se ka dhe alternativa të tjera si” peshkatar në det të thellë, pastrues peshku, manikyrit apo dhe rrobaqepës. Qytetari nga ana tjetër shprehet se të gjitha punët e propozuara nga zyra e punës ai nuk i bënë dot./tvklan.al