Një emision nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Me pjesëmarrjen e veçantë të Emiliano Lule.

Në natën e pestë të “Më shumë dashuri” ndoqët:

Gërdeci dhe dramat e tij u rikthyen në kujtesën tonë një vit më parë për të treguar se ëndrrat bëhen realitet. Historia është e një vajze 6-vjeçare, Reginës, e cila u dëmtua rëndë në tragjedinë e Gërdecit. Falë “Më shumë dashuri” ajo bëri ndërhyrje të njëpasnjëshme për të rregulluar portretin e saj, si dhe mori ndihmë ekonomike nga shumë persona.  

Dy të verbër martohen dhe fëmija i tyre 20-muajsh ka marrë përgjegjësitë e veta në jetën që sapo ka filluar për të. Fresra mund ta shohë mami Esmeraldën dhe babi Festimin, por ata jo.

Një familje u trondit, pasi babai, Ermali u largua pa anjë shpjegim për të rendur pas një dashurie të re, pa kthyer kokën prapa për gruan dhe dy djemtë e tyre. Fjora dëshiron që Ermali të rikthehet pranë familjes para se të jetë tepër vonë. Ai nuk pranoi pasi sipas tij, gjithçka ka marrë fund. Ermali theksoi se nuk ka patur një person të tretë, por gjithçka ka ndodhur sepse marrëdhënia e tyre nuk ka funksionuar.

Një djalë i ri pëson një aksident dhe bie në koma. Ringjallet i tjetërsuar me një histori të rrallë për të rrëfyer. Simonit i është dhënë një shans i dytë për të jetuar dhe vlerësuar çdo moment të jetës së tij./tvklan.al