Pas një telefonate me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se “më shumë goditje në ekonominë, sistemin financiar dhe tregtinë e Rusisë po vijnë”.

Kuleba shkroi në Twitter se dyshja kishin diskutuar mënyrat se si SHBA mund të mbështeste më tej ekonominë dhe ushtrinë e Ukrainës. Ai shtoi se ishte mirënjohës për mbështetjen që SHBA ka dhënë.

Ndërsa Departamenti i Shtetit thotë se “do të vazhdojë të mbajë përgjegjës ata që kanë kryer mizori në Ukrainë”./tvklan.al