Rama_me_grate

Numri i grave të papuna është disa herë më i lartë se ai i burrave, ndërsa ato paguhen shumë më pak për të njëjtën pozicion se kolegët burra.

Shqetesimin e bën publik vetë Kryeministri Rama, ndërsa premton se do të ketë një program të posaçëm në fondin e punësimit për të ndryshuar këto raporte.

I ftuar të marr pjesë në konferencën “Gratë në rrugëtimin drejt politikës dhe vendimarrjes”, organizuar nga aleanca gjinore për zhvillim, kreu i maxhorancës shfaqet krenar që ka mbështetur vendosjen e kuotava gjinore për përfaqësimin e grave në politik pavarësisht se thotë nuk ka gjetur gjithmonë mbështetjen e burrave për këtë inisiativ brenda partisë.

Rama thotë se ligjet nuk mungojnë për të respektuar barazinë gjinore, por zbatimi është ai që çalon.

Tv Klan