Ekspertët: Ndikoi pandemia e mësimi online

Pandemia ka ndikuar edhe në formimin arsimor të nxënësve në Shqipëri. E teksa këtë vit vetëm 4 maturantë morën 10 absolute, dy më shumë se  vjet,  në provimin e Gjuhës Shqipe dhe letërsisë në Shqipëri, nga afro 33 mijë në total, ajo që vihet re këtë vit  është numri i lartë i nxënësve ngelës  kryesisht në lëndët shkencore.

“Duke u bazuar tek rezultatet që janë publike nëse do shohim raportet e bitit të kaluar dhe notat e maturantëve këtë vit, duket që ka një ulje të rezultatet. Kur flasim për 10 absolute me një dy gabime ka një ulje. Nëse vjet kishim 18 dhjeta vjet, sivjet ka ardhur ne ulje. Kemi një rënie të rezultateve me 25 %. P.sh në Gjuhë Shqipe, numri i këtyre notave, Matematika ka rënie me 18 %”.

Por cilat janë faktorët e këtij niveli të ulët të nxënësve.

“Prej 5 vitesh kemi një trend te uljes së regjistrimit të nxënësve në maturë, por kjo vjen që nga ulja e numrit të regjistrimit tek ciklet e para.  Ne kemi ndryshuar kurrikulat, por duhet të shikojmë a kemi ndryshuar edhe mënyrën si japim mësim. Ne kemi nxënës që mësojnë përmendësh. Këta maturantë që dhanë maturën këtë vit u gjendën në pandemi vitin e parë dhe ka ndikim sepse testi bëhet me tre vite”.

Prej dy vitesh procesi arsimor në Shqipëri u krye më së shumti online, kryesisht në zonat e cilësuar të kuqe për shkak të numrit të lartë të personave të prekur me Covid, vetëm këtë vit nxënësit u ulën me kohë të plotë në bankat e shkollës.

Tv Klan