Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vazhdojnë të nxehin San Tropenë. Ata ndodhen ende në Rivierën Franceze duke vazhduar festimet për ditëlindjen e këngëtares dhe nuk janë shkëputur asnjë moment nga njëri-tjetri.

Ndërsa shijonin diellin në jahtin e tyre, nuk i kanë shpëtuar syrit të paparacëve që i kanë fotografuar duke u përkëdhelur, madje një skenë ishte e ngjashme me një pjesë të klipit nga kënga e famshme e JLo, “Jenny from the block”. Në një tjetër foto nga festa e ditëlindjes, të dy ndodhen në jaht duke u puthur me pasion, i cili duket se vetëm po shtohet që pas ribashkimit.

Diçka e çuditshme që ra në sy për ditëlindjen e Lopez, është prania e Alex Rodriguez në po të njëjtin ishull për ditëlindjen e saj, që nuk është aspak rastësore.

Sipas një burimi për “E!”, Rodriguez dhe Jennifer kishin planifikuar të shkonin bashkë në jugun francez për ditëlindjen e saj, por edhe tijën (27 Korrik) gjatë kohës që ishin bashkë. Megjithatë, Alex nuk i ndryshoi planet  dhe shkoi, edhe pse pa Jennifer, madje ai nuk i është afruar aspak çiftit./tvklan.al