Më shumë se 1 mijë persona janë raportuar të zhdukur nga zjarret në Kaliforni që shkatërruan mijëra shtëpi dhe lanë të vdekur të paktën 71 vetë.

Megjithatë, zyrtarët vendas thonë se rritja e numrit të të zhdukurve nga 631 në 1011 brenda 24 orëve mund të mos jetë e saktë. Sherifi i qarkut u tha gazetarëve se lista me emrat e personave të zhdukur mund të ketë dublikime. Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se disa nga personat që janë në listë mund të jenë në gjendjë të mirë, por të afërmit nuk mundet t’i gjejnë apo t’i telefonojnë.

Zjarret që ranë në Kaliforni janë më shkatërrimet ndonjëherë në historinë e këtij shteti, duke djegur 57 mijë hektarë tokë, pjesën më të madhe në qytetin Paradise. Zyrtarët thonë se kjo është zona më e prekur, ku do të duhet një punë për rindërtimin total të qytetit, që do të zgjasë disa vite. Në total rreth 47 mijë banorë u evakuuan pas thirrjes së autoriteteve. Ndërkohë, operacionet e kërkimit vazhdojnë për gjetjen e personave të zhdukur.

/tvklan.al