Më shumë se 100 milionë do të vdisnin menjëherë, nëse…

Posta

Më shumë se 100 milionë do të vdisnin menjëherë, nëse…

22:35 02/10/2019

Një luftë bërthamore mes Indisë dhe Pakistanit do të çonte në vdekjen e menjëhershme të 125 milionë personave.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri, të realizuar pas tensioneve në rritje mes dy shteteve. Shkencëtarët bënë kështu parashikimin e tyre se çfarë do të ndodhte nëse këto vende do t’i ktheheshin njëri-tjetrit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, ekspertët simuluan një luftë dhe zbuluan se rreth 50 deri në 125 milionë njerëz do të vdisnin nëse Pakistani do të godiste qytetet indiane me 150 kiloton armë bërthamore në 2025-n.

Një numër i ngjashëm viktimash do të rezultonte gjithashtu nëse India do të godiste me 100 kiloton armë bërthamore Pakistanin.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se një sulm i mundshëm bërthamor do të sillte pasoja të rënda globale në prodhimin e ushqimit dhe uri masive, ashtu sikurse dëmtime të rënda në ekosistem.

Temperaturat globale do të binin në vlera të pa para më parë që nga mesi i Periudhës së Akullnajave, pasi tymi kolosal që do të çlirohej nga djegia e qyteteve do të bllokonte diellin.

Për ekspertin nga Universiteti i Kolorados, profesorin Owen Toon, që udhëhoqi këtë punë kërkimore, India dhe Pakistani përbëjnë në veçanti shqetësim për shkak të historisë së gjatë të përplasjeve ushtarake, përfshirë ato të kohëve të fundit, për shkak të mungesës së progresit sa i përket zgjidhjes së çështjeve territoriale, densitetin e popullsisë në zonat urbane dhe zhvillimit me hapa të shpejtë të arsenaleve të tyre bërthamore.

Albuquerque, New Mexico, USA.

Dy rivalët rajonalë janë përfshirë në 4 lufta qëkur u shkëputën nga udhëheqja britanike, më shumë se 70 vjet më parë.

Puna kërkimore u motivua nga shqetësimet se një konflikt i mundshëm do të degjeneronte në luftë bërthamore.

Ky studim vjen pas përplasjeve të vazhdueshme më herët gjatë këtij viti në rajonin e Kashmirit, një territor i pretenduar nga India, Pakistani dhe Kina, që i ka marrë jetën më shumë se 300 personave.

Përveç dëmit në këtë rajon, shkencëtarët janë gjithashtu të shqetësuar sesi pasojat e një përplasjeje bërthamore mund të përhapeshin në të gjithë globin./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi