Më shumë se 3 milionë fëmijë në SHBA janë infektuar me Covid-19 që nga nisja e pandemisë. Shifrat alarmante janë bërë publike nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Sipas CNN vetëm javën e kaluar, u konfirmuar rreth 99,000 raste të reja me Covid-19 tek fëmijët. Sipas të dhënave infektimi tek fëmijët në javët e fundit ka pësuar një rritje me 8% dhe deri tani fëmijët përbëjnë 13% të të prekurve në SHBA.

Edhe pse sipas studimeve fëmijët janë më pak të rrezikuarit dhe nuk shfaqin simptoma të Covid, infektimi i tyre është shtuar si dhe rastet që kanë dashur kujdes spitalor.

Të rinjtë në SHBA përbëjnë rreth 1.2% të shtrimeve në spitalet Covid. Deri tani dhjetë shtete në SHBA nuk kanë raportuar vdekje të fëmijëve nga Covid, por në disa shtete të tjera vdekjet në moshë të vogël arrijnë deri në 0.05 të të gjitha rasteve fatale.

SHBA është një nga vendet më të prekura nga Covid. Që nga nisja e pandemisë deri tani numëron më shumë se 28,347,638 raste dhe 498,897 viktima./tvklan.al