Brazili ka tejkaluar 30 mijë të vdekur nga koronavirusi, teksa sëmundja ende nuk është dobësuar dhe vazhdon të infektojë qytetarë.

Të dhënat e publikuara nga Ministria braziliane e Shëndetësisë treguan një rekord të ri ditor, 1262 vdekje në 24 orë dhe 28.936 të infektuar të tjerë. Në total, numri i personave të infektuar në Brazil është 555.383, duke u bërë vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ekspertët e shëndetësisë vlerësojnë se numri i qytetarëve të infektuar mund të jetë 15 herë më i lartë se të dhënat zyrtare, duke pasur parasysh numrin e ulët të testimeve. Disa qytete kanë filluar të heqin kufizimet pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve, pasi i druhen pasojave ekonomike që mund të shkaktojë karantina. /tvklan.al